A vijon të ketë një hatërmbetje mes Anxhelinës dhe Beatrix?

Thuajse 1 vit pas sherrit të bujshëm mes dy kushurirave Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix ramosaj, duket se çdo gjë i përket të shkuarës.

Vajzat e tezeve kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke lënë pas mëritë dhe janë pajtuar sërish. Ka qenë mamaja e Beatrix-it, Antigona dhe njëkohësisht tezja e Anxhelinës ajo që ka publikuar pak orë më parë një video ku shihen duke trokitur gotat mes të tjerash edhe dy protagonistet që prej muajsh nuk flasin bashkë.

“Me zemrat e mia Anxhelina, Beatrix, Alban dhe Agnesa Hadërgjinaj…koha e familje, përgjithmonë”- ka shkruar ajo në videon e cila është ripostuar më pas edhe nga e bija dhe mbesa, duke na treguar se raportet mes tyre janë rregulluar, të cilat kanë filluar edhe duke ndjekur njëra tjetrën në Instagram duke lënë pas mëritë dhe hatërmbetjet e së shkuarës.