“A ke shkuar me ndonjë për lekë?”, Donaldi ngacmon Einxhel, Antonela: Unë paguhem më shumë se…

Një pyetje provokative i është bërë moderatores Einxhel Shkira në një bisedë brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Aktori Donald Veshaj ka ngacmuar Einxhel duke e pyetur nëse ka shkuar (në shtrat) me ndonjë djalë në këmbim të parave.

“Ti a ke shkuar më ndonjë djalë për lekë?”,-e pyeti ai.

“Jo nuk kam shkuar”,-u përgjigj Einxhel.

“Ky është një koncept shumë i gabuar”,-tha Monika.

“Ne po themi që nuk gëzojmë respekt për njerëzit që arrijnë në këtë mënyrë një karrierë të caktuar”,-u shpreh Dagz.

Ndërkohë, Antonela duke diskutuar me Sarën, ka deklaruar se ajo paguhet më shumë se blogger-at për një reklamë në Instagram.

“Unë para pesë vitesh jam munduar të bëhem blogger-e edhe nuk ja kam arritur por më ka ardhur mundësia të hyj në një emision që më ka dhënë shumë famë. Unë paguhem më shumë se blogger-at për një publicitet apo për një reklamë në Instagram”,-tha Antonela.

“Po ti nuk je blogger-e,si ty ka edhe të tjera që paguhen shumë”,- i tha Sarah.