A flasim për poligaminë? Harxhi: Kam ndryshuar, jam bërë familjare

Egla Harxhi, arkitektja e cila ka përjetuar poligaminë thotë se tashmë ka ndryshuar mendim dhe është bërë familjare.

Në një intervistë për “SOT” në Euronews Albania ajo u shpreh se nuk është person gjykues dhe se gjithsecili është i lirë të ketë eksperiencat e tij me kë të dojë.

“Nëse çdo ditë do dalin grupe që do kërkojnë të drejta kjo e çon botën në kaos. Në qoftë se disa situata kanë ndodhur jo në raport me bashkëshortin, por me personin e tretë nuk do kishin shkuar ashtu siç shkuan, unë jam një person që nuk jam posesiv dhe xheloz nga natyra. Rastet ku poligamia është e detyruar janë të trishta,” – u shpreh Harxhi.

Ajo tha se nuk ka më të njëjtën qasje ndaj poligamisë dhe gjykon se për këtë e ka mësuar i biri. Harxhi ka vënë re se fëmija ka nevojë të njohë rolet në familje që në fëmijëri duke përfshirë këtu njohjen e babait dhe nënës.