“A beson në dashuri me shikim të parë?”- Capital T i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve dhe ja kë zgjedh mes vajzave brune dhe bionde

Ndryshe nga sa kemi parë deri më tani, Capital T vendosi që lojën virale në Instagram me pyetje nga ndjekësit, ta bënte ndryshe.

Këngëtari kishte vetëm një kusht: t’i drejtoheshin pyetje sa më qesharake.

Një ndër pyetjet e shumta ishte për vajzat që pëlqen reperi, brune apo bionde.

Ai zgjodhi që përgjigjen ta jepte nisur nga teksti i njërës prej këngëve të tij: “Zeshkane, si braziliane”.

Një tjetër e pyeti: “A beson në dashuri me shikim të parë apo të kalojë prapë?”

Ndërkohë, përgjigja e Capital nënkuptoi se ai nuk besonte në dashuri me shikim të parë, sepse tha: “Hajt edhe një herë”.

Në fillim të këtij viti, këngëtari u përfol për prishje të raporteve me Don Phenom-in, i cili e hoqi papritur Capital nga lista e ndjekësve, përfshirë edhe reperët Ledri Vula dhe Gjiko.

Don Phenom i quante djemtë “hejtera” (persona që urrejnë), të cilët nuk e kishin mbështetur në projekte, por la të kuptohej se ka diçka më shumë se kaq me ta.

Ai tha se këta reperë i dhurojnë respekt para fytyrës, por e bëjnë këtë vetëm për interes.