2002 apo 2022 s’ka rëndësi fare se për Xhemin koha ka ndalur!

Xhemi është bërë nostalgjike sot dhe ka postuar një foto të 20 viteve më parë.

Me siguri prisnit ndonjë foto ku as nuk do ta njihnit moderatoren sepse duhet thënë 20 vite janë shumë, por jo! Xhemi duket po njësoj! E vetmja gjë që ndryshon janë flokët. Dikur me flokë të zeza, sot bjonde. Moderatorja ka të njëjtat tipare të bukura dhe të njëjtin trup elegant.

Sot Xhemi është nënë e dy djemve dhe ka një karrierë të gjatë në ekran ku është rikthyer sërish pas një pauze që mori.