Reperi i njohur qëllohet me armë zjarri në mes të rrugës, ndodhet rëndë në spital

Gjatë një atentati me armë nga persona të panjohur, ditën e djeshme mbeti i plagosur reperi i njohur amerikan Lil Reese.

Ai ndodhet i shtruar në spital dhe sipas zëdhënëses së Qendrës Mjekësore, Johnna Kelly, ai është në gjendje të kritike për jetën.

Fansat e reperit janë mjaft të shqetësuar por kolegu dhe miku i tij Lil Durk bëri një status në rrjetet sociale duke thënë: “Reese është mirë”.

Sipas të dhënave të policisë, atentati ndodhi afër Chicago-s, në rrugën Pulaski. Në vendngjarje u gjet një makinë me gjak në karrigen e shoferit.