Një përmbledhje e rastit të 3-vjeçarit që pretendohet se është rrëmbyer nga gjyshërit
Një vajzë 23-vjeçare, Ille Gjuni, denoncoi vjehrrit e saj në policinë e Durrësit dhe i akuzoi se i kanë rrëmbyer djalin e mitur 3 vjeç. Ajo tha se pas vdekjes së të shoqit në aksident automobilistik, e dërgonte djalin te gjyshërit, por pas vizitës të gjyshërit nuk e kthyen më tek e ëma. Me lot…
Qindra policë ZVICERANË prishin “Bajram Party”, arrestojnë Soni Malajn, Sinan Vllasaliun dhe Don Phenom! Ja për se i akuzuan
Një “BajramParty” i madh do të mbahej me 13 prill në Zvicër ku do performonin emra të njohur të muzikës shqiptare, por ka dështuar. Kjo pasi policia zvicerane ka hyrë në kontroll duke arrestuar këngëtar të njohur të skenës muzikore. Gazeta Insajderi përmes burimeve të sigurta ka mësuar se të arrestuarit janë: Sinan Vllasaliu, Soni…
Vrau gruan një ditë më parë, ndahet nge jeta e ëma e autorit të dyshuar të ngjarjes
Edmond Lajqi nga Peja vrau një ditë më parë gruan e tij me armë zjarri. Një ditë pas kësaj ngjarje të rëndë, siç raportojnë mediat në Kosovë, ndërroi jetë e ëma e të dyshuarit, Zyrafete Lajqi. Nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë. Ngjarja shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik. Ndaj Edmond Lajqit është…
Princ Harry dhe Meghan Markle largohen nga familja mbretërore
Duka e Dukesha e Sussex do të heqin dorë nga titulli i tyre e pavarësisht aludimeve javët e fundit, këtë herë gjithçka është konfirmuar.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari britanik Piers Morgan i cili ka publikuar në rrjetin social Twitter një letër të Harry dhe Meghan ku sqarojnë arsyet e largimit.
Këtë deklaratë ata më pas e kanë postuar në rrjetet sociale për të informuar të gjithë ndjekësit e tyre.
“Ne do të bëjmë një hap pas duke hequr dorë nga titulli si ‘anëtarë të lartë’ të familjes mbretërore dhe do të punojmë për tu varur financiarisht, duke vazhduar të mbështesim plotësisht Mbretëreshën” -theksuan ata.
Më tej ata shtuan se do të mundohen të ekuilibrojnë kohën midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut por duke respektuar detyrat e tyre të vendosura nga Oborri Mbretëror.