Pas lajmeve për lidhjen me Romeon, Jonida Maliqi ka diçka për t’i thënë Sara Kolamit!

Jonida Maliqi pak kohë më parë ishte zyrtarisht e dashura e Romeo Veshaj.

Së fundmi, është zyrtarisht ish e dashura e aktorit, tashmë autor dhe moderator i “3-shat”.

Ndarjen, ku edhe foli për herë të parë, Romeo Veshaj zgjodhi t’a bënte pak javë më parë në banakun e “ThumbON”, TV Ora.

Jonida Maliqi nuk është i vetmi emër i lakuar si e dashura e aktorit por ndryshe nga këngëtarja, emrat e tjerë, po nga show bizz-i nuk janë konfirmuar kurrë, as nga vetë ata dhe as nga gazetarët. Siç është edhe rasti i Sara Kolamit ku disa prej mediave në vend, këtë të fundit e kanë lakuar si “molla e sherrit”, domethënë ndarjes mes çiftit më të përfolur që lamë pas, Jonida dhe Romeo.

E duket se pas këtyre ndodhive dhe lajmeve, Jonida Maliqi dhe Sara Kolami sonte janë bërë bashkë në një ambient në kryeqytet.

Nëpërmjet disa “InstaStory” të publikuara nga Sara Kolami, Jonida dëgjohet t’i thotë Sarës “Kam një bionde vagabonde… Biondja vagabondja nuk e ka radhën sonte, t’a them unë kur e ke radhën”- i drejtohet këngëtarja e njohur Sarës. “Postimet i gjeni tek Sara Kolami në Instagram).

Epo, rroftë miqësia se dashuria shkon e vjen apo s’ka lidhje? Nejseee (Batuta e fundit frymëzuar nga Ina Gjonçi tek Hostel By Anabel)