Nicky Jam i jep fund beqarisë (Foto)

Këngëtari i njohur i ka bërë propozimin romantik të dashurës.

Këngëtari i famshëm latin, Nicky Jam, i ka propozuar martesë të dashurës së tij Cydney. Momentin romantik Nicky e ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram aty ku shihet duke u ulur në gjunjë me një unazë në dorë ndërsa i shoqëron një pamje ku shkruan: Martohu me mua. Pranë postimit këngëtari nuk ka shkruar ndonjë fjalë zemre pasi është mjaftuar me ndarjen e këtij momenti romentik, vetëm se i ka vendosur dy emotikone në formë të zemrës.

https://www.instagram.com/p/B8lzQ8dD49H/?utm_source=ig_embed