Me kaçurrela gjithë jetën, Gena zbulon si dukej vite më parë

Këngëtari i njohur Gena ka shumë vite në tregun muzikor dhe thuajse gjatë gjithë kohës ai ka ruajtur të njëjtin imazh. E në fakt të gjithë i njohim kaçurrelat e tij të veçanta, të cilat i ka ruajtur edhe tani me fanatizëm.

gena1

Së fundmi, këngëtari ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një foto të disa viteve më parë. Duke parë foton e atëhershme dhe disa të tanishme, mund të themi se ai nuk ka ndryshuar fare. Gena duket se ruan të njëjtin imazh të pandryshuar dhe duket se pavarësisht viteve ai është po njësoj. “Kthim në kohë”, ka shkruar këngëtari krahas fotos, e cila mund të jetë realizuar në fillimet e karrierës së tij, shkruan Panorama Plus.

gena