My STORY

Lady Gaga sqaron njëherë e mirë se çfarë ka ndodhur midis saj dhe Bradley Cooper

Lady-Gaga

Këngëtarja e njohur, Lady Gaga dhe regjisori Bradley Cooper i befasuan jo pak fansat e tyre gjatë performancave të këngëve ‘A star is born’ dhe ‘Shallow’. Në rrjet qarkulluan komente nga më të ndryshmet, në shumicën e të cilave thuhej se dyshja ishte në një lidhje dashurie edhe në jetën reale.

Megjithatë në një intervistë të dhënë së fundmi, Lady Gaga ka shpjeguar se ajo dhe Bradley duhej të aktronin në mënyrën më të mirë të mundshme në mënyrë që ndjekësit të arrinin të besonin vërtet se ishin në një lidhje dashurie.

Artistja shtoi se gjithçka ishte pjesë e xhirimeve dhe një pune të palodhshme e të vazhdueshme me kamerat, duke fiksuar çdo lente të tyre. Kujtojmë se shumë shpejt Gaga do të marrë pjesë në një projekt të ri kinematografik, për të cilin është shprehur se do të jetë më i suksesshëm se ‘A star is born’./revistawho.com