Kledi Kadiu nuk do të jetë më pjesë e “Dance With me”, zbulohet balerina që e zëvendëson

Spektakli “Dance With Me Albania” rikthehet sёrish nёn drejtimin e Alketa Vejsiut, me artistë të njohur dhe panel të ri gjykues. Nё kёtё start të ri dy anёtarё tё jurisё sё sezonit tё kaluar do tё ndryshojnë. Më parë është bërë e ditur se Robert Aliaj do tё zëvendёsohet nga Gent Zenelaj dhe sё fundmi u zbulua se vendi i balerinit Klejdi Kadiu do tё zihet nga koreografia e njohur Enada Hoxha, e cilia e kishte pranuar ftesёn me shumё kёnaqёsi.

4055680D-172F-41B7-9DFB-A905D737E321

Ajo ёshtё shprehur për revistën Class shumë entuziaste. “Ështё gjithmonё kёnaqёsi tё rikthehesh nё ekran, brenda njё formati ku lёvrohet kёrcimi dhe muzika, qё janё pasionet e mai tё mёdha dhe qё I njoh shumё mirё. Ftesa pёr tё qenё nё juri ishte njё suprizё e bukur. Do tё jem mes personazheve tё njohur dhe do tё pёrpiqem bashkё me ta tё realizojmё njё atmosferё sa mё tё bukur pёr publikun e gjerё tё kёtij spektakli”, tha ajo. Tashmë na mbetet të presim edhe pak për të parë surprizat e tjera që ka rezervuar ky spektakël, shkruan Who.