Shkurt

Horoskopi i datës 7 nëntor 2019

Dashi
Hëna dhe Neptuni do të shkaktojnë luhatje të humorit. Ndërkaq, është më mirë të mos e dramatizoni gjendjen, mos krijoni stuhi brenda një gote uji! Mos u jepni shumë rëndësi ndjenjave, pasi keni lënë pas dore logjikën.

Demi
Pranoni të gjitha propozimet argëtuese nga miqtë. Do të keni gjithashtu edhe kontrata të reja me njerëz të panjohur interesantë. Mund të organizoni edhe një mbrëmje sportive, apo të flisni me një person veçanërisht të afërt.

Binjakët
Me mënyrën sesi është pozicionuar Marsi, do të ishte më mirë të mos shkonit në shumë drejtime. Kuptojeni njëherë e mirë që nuk mund të bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë. Mos e lejoni rutinës t’ju burgosë! Nganjëherë thjesht mos e vrisni mendjen dhe bëni pushim.

Gaforrja
Pozicionimi i Hënës mund të krijojë acarime edhe pa pasur një motiv. Përpiquni të bëni një shëtitje në një vend të gjelbëruar. Pozicionimi i Uranit do të bëj që të ketë ndryshime të rëndësishme, me kthesa të papritura.

Luani
Me intuitën e juaj, nga nesër do të dini të kuptoni se çfarë po ndodh realisht në mjedisin e punës. Përpiquni ta shfrytëzoni sa më mirë këtë gjë. Do të zbuloni se kontributi juaj do të konsiderohet shumë i rëndësishëm dhe kjo do t’ju kënaqë së tepërmi.

Virgjëresha
Keni mundësinë për të takuar persona dhe kultura të ndryshme, me tradita dhe mënyrë jetese ndryshe nga e juaja. Parashikohen udhëtime. Pas pak do t’ju duhet të hiqni dorë nga orët e gjumit për të mbajtur ritmet e veprimtarisë.

Peshorja
Pritet të keni ulje dhe ngritje të humorit në lidhje me sqarime familjare, por jo përballje zënkash. Çlirohuni nga të tjerët. Veproni sipas mendjes suaj në çdo mjedis, po u dashur fare t’u përshtateni ritmeve të të tjerëve.

Akrepi
Sot do të jeni nismëtar i iniciativave të bukura në grup. Do të argëtoheni jashtë mase, duke harruar çdo shqetësim. Aftësia e juaj për të dëgjuar kërkesat e partnerit dhe t’i plotësoni dëshirat do të forcojë lidhjen.

Shigjetari
Ndonjë zënkë do të ndikojë ndjeshëm në klimën dashurore. Do të jetë më mirë t’i kontrolloni reagimet e gjaknxehtësisë. Një mik vetëm për të mohuar mbështetjen e premtuar, do të përpiqet t’ju fusë dyshime për zgjedhjen e bërë.

Bricjapi
Hëna bashkëvepron pozitivisht me Venusin, Marsin dhe Neptunin. Do të njihni persona, të cilët mund t’jua vërtetojnë menjëherë vlerën dhe sinqeritetin. Po kaloni një periudhë ndryshimesh në çdo fushë. Të papriturat do t’ju bëjnë përsëri vizitë.

Ujori
Do t’ju jepet më në fund rasti për të përcaktuar disa situata delikate familjare dhe të merrni një vendim të rëndësishëm, që do të jetë zgjidhje për të gjithë. Mos harroni se janë mendimet e së sotmes që formësojnë të ardhmen tuaj. Jini optimist dhe pozitiv.

Peshqit
Nëse ndryshimet në dashuri deri më tani janë shfaqur në mënyrë rastësore, tashmë duhet të angazhoheni në mënyrë më të vendosur. Me Mërkurin kundra, është më mirë të jeni të kujdesshëm në gjithçka që bëni. Shmangni shpërqendrimet e vogla të mërzitshme.