Aksidentimi i kalimtares, Ilda Bejleri: Uroj t’i vijnë mendtë

Moderatorja sportive Ilda Bejleri është vendosur në qendër të vëmendjes, pas lajmeve se aksidentoi një këmbësore që po ecte në kohën që semafori shenjonte me ngjyrë të kuqe.

Ngjarja ndodhi pranë urës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe e lënduar ka mbetur një grua 63- vjeçe, e cila ka marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë Policia ka sekuestruar makinën e Bejlerit, e cila shkruan se këmbësorja nuk u aksidentua nga makina, por u rrëzua nga nxitimi.

Më tej, moderatorja shkruan se e aksidentuara ka mashtruar në deklaratën e saj, me qëllim për të marrë dëmshpërblim.

“E di.. keni mllef per kedo sidomos per njerezit qe dalin ne ekran! A u shfryt o shqiptar?! Apo keni akoma?? Ju vjen keq per zonjen qe si ndodhi asgje, thjeshte nje shembje sepse po nxitonte dhe u rrezua, po fundja edhe per kalimtaret ka ca rregulla?! Prandaj ekzistojne vijat e bardha! Apo jeni te lumtur sa mire ju be ksaj qe u gjend rastesisht afer nje zonje qe endej mes makinave?! Po kur makina ishte e ndaluar si valle zonja qenka perplasur!? Apo po kerkon demshperblim tani qe i thane “ mund te perfitosh noj gje”?! Shum shpejt do publikojme dokumentat e spitalit qe zonja ska pas asgje, pervec nje shembjeje ne kembe por pa kontakt me makinen, thjeshte nga nxitimi me kalu sikur jetojme ne Afganistan!! E rendesishme eshte qe zonja ka dal nga spitali dhe uroj ti vijne dhe mendte me ate rast e mos te degjoj njerezit qe po perfitojne prej saj per disa klikime me shume. Cdo gje qe ka thene ne ate telefonate ajo zonja eshte mashtrim. Dhe per kete ka deshmitar!

Shfryni gjithe mllefin o njerez por nese ju vjen kaq keq blijini nje shpi asaj zonjes qe eshte demtu nga termeti, ashtu sic kam ndihmuar un te tjere. Stop lajmeve fake! Me gjithe respektin per moshen e zonjes ne fjale, por dhe mashtrimi eshte krim! Ndoshta mendojne se do i jap disa leke zonjes per te mbyllur gojen, por jo! Dje vajta vete ne polici, pashe videon, lashe makinen pa asnje shenje ne te dhe u ktheva ne shtepi njesoj po vete, shume e qete me veten!

E di, Shqipria ka shume halle po nje nga hallet me te medha eshte qe njerezit pa pune e qe skane jete merrem me jeten e tjerve. Lerjani policise te bej punen e vet, nese ka nje ceshtje! Ndersa per portalet Dritare.net dhe Tema do kujdesem vete qe te paguajne per cdo mashtrim qe kane thene! Shpifje Shpifje Shpifje”, shkruan Ilda në postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.

Enriketa Gjuzi, nga spitali ka folur për Report TV, dhe ka deklaruar se Ilda Bejleri e ka përplasur me makinë e më pas e ka lënë në vendngjarje.

“Kam qenë duke kaluar rrugën nga krahu i drejtorisë së policisë në atë të Lanës. Në ato momente semafori i kuq, 20 metra larg vijave të bardha. Kanë qenë duke kaluar edhe njerëz të tjerë. Të gjitha makinat kanë ndaluar përveç makinës X5 të Ilda Bejlerit. Përplasja është bërë nga krahu i shoferit. Kalimtarët e rastit i kanë bërë thirrje Bejlerit të paktën ta marrë ta dërgojë në spital por ajo ka refuzuar duke u larguar nga vendngjarja. Kanë qenë shoferët e makinave që më dhanë ndihmën dhe kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë. Në momentin e përplasjes kam qenë e vetëdijshme dhe i kam thënë çfarë bën. Më vonë kam marre vesh që ishte Ilda Bejleri pasi me kanë thënë njerëzit”, ka thënë Gjuzi.

Njoftimi i Policisë

Informacion përfundimtar në lidhje me aksidentin e ndodhur mesditën e djeshme në Bulevardin “Gjergj Fishta”, Tiranë.

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bulevardin “Gjergj Fishta”, më datë 12.02.2020, ku ka mbetur e dëmtuar shtetasja me iniciale E. Gj, 63 vjeçe, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore, në orët e mbrëmjes grupi hetimor ka shoqëruar dhe intervistuar në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasen me iniciale I. B., 33 vjeçe.

Policia Rrugore e Tiranës, krahas veprimeve të tjera hetimore, me qëllim sqarimin e rrethanave, në funksion të dokumentimit të plotë të aksidentit rrugor, si pasojë e të cilit ka mbetur e dëmtuar këmbësorja E. GJ., ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të shtetases I. B., me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetases I. B, si e dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”./Gazeta Liberale