Zhaklina Gjolla plas bombën: “Shkëndija të forta mes Romeos dhe Rozës…”

Eftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë gazetarja Zhaklina Gjolla, njëkohësisht edhe ish-banore e “Big Brother VIP 2”. Zhaklina ka folur më shumë mbi lojën e banorëve të këtij edicioni, por dhe dinamikat e fundit të ndodhura në shtëpi…

Zhaklina bëri dhe një deklaratë surprizuese, ku u shpreh se:

Në fillim të “Bigut” kam menduar se Roza ka pasur pëlqim për Romeon. Shihja disa shkëndija shumë të forta, por e kanë ndaluar. Vija bast se në fillim Romeo iu fut kësaj lidhje me Heidin sepse ishte më mendjelehtë. Po të kishin krijuar një romancë do të kishin një grup mjaft të madh fansash të vjetër të tyre. Do më dukeshin interesant. E shoh që edhe kur bëjnë ndonjë debat, ka një lloj flirti e një lloj joshje.

Si e sheh lojën e Meritonit pas daljes së Ilnisës?

Kur i shihja videot e tij nga jashtë kisha krijuar një llj simpatie, por kur hyri aty brenda nuk më ngjiti. Por edhe pak para se të dilte Ilnisa filloi të më pëlqente. Ishte i vetmi që i shkonte Eglës nga mbrapa. Nuk e di pse është tërhequr pas ‘Dhomës së Bardhë’. Do më pëlqente që ta ruante pak. E ka rregulluar lojën e tij, por ditët e fundit nuk po bëhet shumë aktiv. Është treguar shumë xhentil dhe është dhumë i mirë me Ilnisën. Nuk ka rëndësi sa gjatë do të vazhdojnë ata jashtë. Mendoj që ka fituar shumë pikë. Është vërtet për t’u vlerësuar.

Lidhur me dy banorët që janë në nominim, si e komenton Zhaklina lojën e Lidit dhe Liamit dhe kush është më i rrezikuar për të dalë?

Më pëlqeu supriza e Liamit, ishte ndër më të bukurat. Nuk më ka ngjitur shumë në lojë, nuk kam krijuar ndonjë lloj opinioni. Lidi u fut me shumë premisa, ka vetëbesim, ishte shumë argumentativ. Krijova shumë shpresa, por tani është vendosur shumë pas Romeos. Kjo nuk më pëlqen. Nuk e di nëse do të bëjë si vitin e kaluar si Kristi që i rrinte pas Oltës dhe më pas iu kundërvu. Nëse është kjo atëherë më pëlqen. Por nëse jo… Ka marrë vendimin që të shkojë sa të shkojë… Unë uroj që ai me inteligjencën e shkathtësinë e vet, të mos ketë zgjedhur këtë. Liami është pak më i rrezikuar se e njohim pak më shumë. Por varet shumë në ditët në vijim. Nëse vazhdon ndihmon Romeon që t’i çojë trëndafila Heidit, nuk e ka të gjatë.

Top Albania Radio