Zgjati sa një muaj mjalti/ Xhesika Ndoja ndahet nga i dashuri pasanik dhe zhduk të gjitha gjurmët

Screenshot_2018-06-09-22-43-08-1
Këngëtarja Xhesika Ndoja para pak javësh prezantoi në rrjetet sociale të dashurin e saj të ri pasanik dhe të pashëm, ndërsa postoi fotot e para duke shëtitur në një limuzinë në rrugët e Vjenës. Komentuesit e uruan për lidhjen e re duke e komplimtuar për të dashurin në krah të etiketuar “një alamet djali”, si në pamje, në stil, por edhe pasuri. Vetë Xhesika nuk dha asnjë intervistë apo detaj se ku ishte njohur me personin në fjalë, të cilin e prezantoi edhe me fytyrë në rrjetet sociale, por jo me emër. Nuk dihet nëse kjo lidhje dashurie ishte dhe arsyeja e vendosjes së saj në Vjenë kohët e fundit, nga ku postonte shpesh foto duke u argëtuar me partnerin.

Screenshot_2018-06-09-22-43-15-1

Por vetëm pak ditë pasi ajo postoi fotot nga festa e ditëlindjes së saj të 30-të, (një festë surprizë nga i dashuri), duket se gjërat kanë ndryshuar mes tyre. Xhes ka fshirë të gjitha fotot duke zhdukur çdo gjurmë në “Instagram” dhe “Facebook” me të, veprim që lë të kuptohet se “dashuria e zjarrtë” mes tyre ka marrë fund dhe ata mund të jenë ndarë. Nuk dihet nëse xhelozia apo ndonjë konflikt mes tyre ka çuar marrëdhënien drejt fundit, pasi Xhesika nga ana e saj dukej që kishte gjetur të dashurin ideal, me të cilin madje po bënte plane të kalonte jetën. Por ja që euforia e lidhjes ka zgjatur sa një muaj mjalti dhe tashmë Xhesika merr sërish statusin “single”. Fotot e fundit me partnerin ishin në ditëlindjen e 30-të të saj, ku ajo shfaqej duke u puthur në buzë dhe e rrethuar me lule e dhurata nga i dashuri pasanik. Këngëtarja, e cila tashmë po i dedikohej vetëm lidhjes, festoi ditëlindjen, e lumtur në praninë e partnerit të ri dhe miqve të tyre me të ngushtë. Gjatë festës private, ajo shkëmbeu puthje pasionante me djalin që e quante “mbretin e saj”, për të cilin në statuse shkruante se ndihej e bekuar. Foton e puthjes e postoi në “Instagram”, ku mori shumë komplimente dhe urime nga miqtë për jetë të lumtur. Nuk dihet se ç’do të tregojë vetë Xhesika për lidhjen që mori fund sa hap e mbyll sytë, njësoj si një ëndërr e bukur, apo nëse bëhet fjalë për një krizë momentale dhe ata mund t’i shohim sërish bashkë. Në lidhje me karrierën si këngëtare, së fundi Xhesikën e kemi parë më shumë si modele.Brune dhe shumë e palestruar u shfaq ajo në një nga setet e fundit të fotove, të realizuara nga Senad Hallaqi nga Kosova. Me këtë pamje ajo u prezantua në projektin e ri muzikor me titull “69”. Në një nga momentet e klipit ajo shfaqej e ulur në një shtrat martesor, por në vend të ndonjë mashkulli, pranë saj shiheshin dy femra me veshje seksi. Vetë Xhesika me stilin e saj dukej si aktore e kinemasë së nxehtë, duke u nisur edhe nga konteksi i titullit të këngës “69”, një nga stilet e Kamasutrës. Ishte koha kur Xhesika vendosi të eksperimentonte me këto stile në biznesin e muzikës, duke i sjellë një nga një në projektet e saj. Kujtojmë që emri më i komentuar në tregun muzikor, jo vetëm për ekzibicionizmin e saj në rrjetet sociale, por edhe për propozimet që ka marrë nga njerëz të rëndësishëm, u bë e njohur me klipin me titull “Kamasutra”, e më pas me duetin “Shoqe bitch” me Kallashin. Në disa foto artistike të saj ajo ka eksperimentuar, pasi herë shfaqej me flokët e shkurtra dhe me një dekolte të hapur e në disa të tjera pothuajse gjysmë e zhveshur duke vendosur gjoksin në plan të parë. Herë pas here është komentuar në portale për postimet në “Instastory”, ku shfaqej duke numëruar tufat me euro. Nuk kanë munguar komentuesit me pyetjet e tyre se si i siguron gjithë këto para. Por për të gjithë, Xhesika kishte si sqarim se në fakt po numëronte eurot për t’ia dhënë borxh deputetit, nisur nga një histori e vjetër, ku u përfol në media për propozimin që i kishte bërë një deputet i Kuvendit, shkruan Panorama Plus.

Screenshot_2018-06-09-22-43-00-1