Zbulohet sa u paguan Shakira dhe JLo në SuperBowl

Jennifer Lopez dhe Shakira elektrizuan skenën e “Super Bowl” duke dhënë një spektakël fantastik gjatë çdo pushimi mes ndeshjeve.

Performanca e dy vajzave latine ngriti publikun në këmbë dhe u bë kryefjala e të gjitha mediave.

Mirëpo, jeni kuriozë të dini sa u paguan J.Lo dhe Shakira për këtë shfaqje?

As edhe një qindarkë!

Këngëtarët vendosin të performonin falas për të kënaqur publikun dhe sigurisht që në këmbim morën ekspozim dhe marketing falas, i cili sigurisht do t’i vlejë në karrierë.

Performanca e dy vajzave u vlerësua edhe nga artistët e tjerë. Lady Gaga tregoi në Twitter se kjo ishte gjëja më e bukur që kishte parë kohët e fundit.

Fitues i ndeshjes “Super Bowl” u shpall Kansas City, 50 vite nga hera e fundit që fitonte një finale të “Super Bowl”, në vitin 1970.