Zbulohet lidhja e dashurisë, Rina Balaj shkëmben puthje me reperin e njohur grek

Prej kohësh, reperja e njohur, Rina Balaj është në qendër të vëmendjes për shkak të zhdukjes së saj nga rrjetet sociale dhe konfliktit me ish-menaxherët e saj. Megjithatë pas rikthimit të saj, Rina publikoi menjëherë këngën më të re në bashkëpunim me reperin grek Sinboy. Dyshja po përflitet se janë më shumë se bashkëpunëtorë, pasi shihen gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Madje në një postim të Rinës me reperin, ku ajo duket teksa po e puth në faqë, Fifi i shkruan se është shumë e lumtur për ta. Ky koment i ka bërë akoma më shumë të gjithë të dyshojnë se Rina dhe Sinboy janë në një lidhje.

View this post on Instagram

🕉💜

A post shared by Rina (@isyourgirlrina) on