Zanfina Ismaili lë muzikën: “Jam lodhur, dua të bëj jetë të rregullt”

Këngëtarja Zanfina Ismaili e ka pranuar në Promenadë Vere te T7 se nuk do të këndojë më. Këngëtarja ka thënë në intervistën live se është lodhur nga muzika dhe se dëshiron që të vazhdojë të merret me profesionin e saj të juristes. “Jam lodhur me jetën e këngëtares. Udhëtime, shpenzime. Tani dua të bëj jetë të rregullt”, ka thënë artistja nga Kosova, gjatë intervistës së saj live të Fidani, sipas Express.