Yllka Kuqi publikon portretin më të bukur familjar, sjell për herë të parë fotografi me vajzën dhe bashkëshortin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi, është bërë nënë për herë të parë këtë vit.

Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Luiza.

Teksa për javë të tëra ka qëndruar larg rrjeteve sociale duke ruajtur me fanatizëm privatësinë e saj.

Mirëpo së fundmi, këngëtarja me prejardhje nga Gjakova vendosi që për herë të parë të publikojë një portret familjar.

Ajo ka hedhur në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram një fotografi, ku shihet me bashkëshortin e saj, Astritin, teksa mbajnë në duar të voglën e tyre.

View this post on Instagram

Familja ❤️ #family#lafamilia

A post shared by Yllka Kuqi Artist (@yllkakuqi) on

“Familja”, shkroi ajo në mbishkrimin e këtij imazhi, që ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Përndryshe, Yllka dhe burri i saj po qëndrojnë në Toronto të Kanadasë, atje ku edhe këngëtarja e njohur lindi vajzën e saj para pak muajsh. /Telegrafi/