Ylli i “Harry Potter” i bashkohet Instagramit dhe prezanton për herë të parë vajzën e tij me të gjithë botën

Ylli i “Harry Potter”, Rupert Grin, i njohur për rolin e Ron Weasley, i është bashkuar Instagramit dhe ka publikuar për herë të parë një foto të vajzës së tij.

Aktori 32-vjeçar publikoi një foto të ëmbël, ku shfaqej duke përkëdhelur vogëlushen, raporton “Mirror”.

Me këtë rast, Rupert zbuloi edhe emrin e saj, i cili është shumë i veçantë.

“Hej Instagram, 10 vite më vonë, por ja ku jam. Grint në Instagram! Ju prezantoj të gjithëve me Wednesday G. Grint. Ruani veten, Rupert,”– shkroi ai krahas postimit.

Mes komenteve të shumta, ra në sy ai i kolegut të tij, Tom felton, i cili ka luajtur rolin e Draco Malfoy në film.

“Mirë se erdhe Weasley! Është çështje kohe. Shumë dashuri për Wednesday”,- shkroi ai.

Rupert Grint dhe partnerja e tij, Georgia Groome, mirëpritën fëmijën e tyre të parë në 7 maj dhe deri më tani ata ishin treguar shumë të rezervuar për vogëlushen duke ruajtur privatësinë me fanatizëm.