Xherdan Shaqiri, futbollisti më i paguar i MLS

Shoqata e lojtarëve të Major League Soccer publikoi dje klasifikimin e lojtarëve më të paguar.

Ndërkohë që Major League Soccer vijon të rritet, po ashtu rriten edhe pagat në të gjithë kampionatin.

Paga mesatare e lojtarëve është rritur me 11% krahasuar me vitin 2022, në një shifër pak a shumë 530.000 dollarë.

Lojtarët më të pasur të MLS

Në krye të klasifikimit të MLS është sulmuesi i Chicago Fire, Xherdan Shaqiri, i cili fiton 8.153.000 dollarë këtë sezon. Ai zë një pjesë të rëndësishme (rreth 42%) në librin e pagave të Chigago Fire dhe duhet ende të shënojë një gol.

Menjëherë pas Shaqirit është ylli i Toronto FC, Lorenzo Insigne, paga e të cilit është 7.500.000 dollarë.

Vetëm 56.250 dollarë ndajnë Insigne nga sulmuesi i LA Galaxy, Chicharito Hernandez, dhe pas tij, një tjetër sulmues i Toronto, Federico Bernardeschi. (6.295.381 dollarë).

Pesë vendet e para mbyllen me sulmuesin e Austin FC, Sebastián Driussi, i cili fiton pak më shumë se 6 milionë dollarë në vitin 2023.

10 futbollistët më të paguar në Major League Soccer

1. Chicago Fire F, Xherdan Shaqiri: $8,153,000
Mosha: 31 vjeç
I transferuar nga: Olympiquie Lyonnais (Francë), 2022

2. Toronto FC F, Lorenzo Insigne: $7,500,000
Mosha: 31 vjeç
I transferuar nga: Napoli (Itali), 2022

3. LA Galaxy F, Javier “Chicharito” Hernandez: $7,443,750
Mosha: 34 vjeç
I transferuar nga: Sevilla (Spanjë), 2020

4. Toronto FC M/F, Federico Bernardeschi: $6,295,381
Mosha: 29 vjeç
I transferuar nga: Juventus (Itali), 2022

5. Austin FC F, Sebastián Driussi: $6,022,500
Mosha: 27 vjeç
I transferuar nga: Zenit St. Petersburg (Rusi), 2021

6. Houston Dyanmo M, Héctor Herrera: $5,246,875
Mosha: 33 vjeç
I transferuar nga: Atlético Madrid (Spanjë), 2022

7. LA Galaxy F, Douglas Costa: $4,508,333
Mosha: 32 vjeç
I transferuar nga: Juventus (Itali), 2022

8. Atlanta United F, Luiz Araújo: $4,483,333
Mosha: 26 vjeç
I transferuar nga: Lille (Francë), 2021

9. DC United F, Christian Benteke: $4,432,778
Mosha: 32 vjeç
I transferuar nga: Crystal Palace (Angli), 2022

10. Atlanta United F, Josef Martínez: $4,391,667
Mosha: 29 vjeç
I transferuar nga: Torino (Itali), 2017

Shpenzimet e ekipeve të MLS

Duke parë shpenzimet për paga të çdo klubi, nuk të çudit fakti se Toronto është ekipi që shpenzon më shumë në kampionatin amerikan të futbollit.

TFC po shpenzon thuajse 26 milionë dollarë këtë sezon, por aktualisht është i fundit në Eastern Conference me dy fitore nga 12 ndeshje.

Galaxy, Atlanta United dhe DC United po shpenzojnë të gjithë më shumë se 20 milionë dollarë për futbollistët këtë vit.

Ekipi që shpenzon më pak në MLS është CF Montréal, me rreth 10.5 milionë dollarë.

/ Marca