Xhensila Myrtezaj zbulon momente nga dhoma e gjumit

Pas lindjes së vajzës, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, u largua për pak kohë nga muzika duke iu përkushtuar Ajkës. Por pak muaj më parë, ajo solli këngën më të re me titull “Sekreti im” që e ka në bashkëpunim me kantautorin e njohur, Pirro Çakos.

Xhensila-Myrtezaj-2

Madje tani ajo ka qenë edhe mjaft e angazhuar me koncerte apo intervista të ndryshme, ku në “Instagram” ka publikuar disa foto të shkëputura nga to. Por ditën e sotme, këngëtarja i ka habitur ndjekësit e saj të shumtë, teksa ka postuar disa fotografi ku shihet e veshur me pizhama e shtrirë në shtrat. “Çdo ditë dëshmoj bekimet e Zotit! Çdo ditë është një fillim i ri. Çdo gjë e vogël është e bukur”, shkruan Xhensila bashkëngjitur me fotot.

Xhensila-Myrtezaj-4

Ndërkohë duket se fotografitë janë pritur mjaft mirë nga ndjekësit e këngëtares, të cilët i kanë pëlqyer dhe e kanë komplimentuar.

Xhensila-Myrtezaj-3

E sigurisht që këto foto nuk mund të rrinte pa i komentuar edhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku. Ky i fundit i ka lënë disa emoji zemrash dhe domatesh./Panorama Plus

Xhensila-Myrtezaj-5