Xhemi Shehu zëvendëson Bora Zemanin?/ Fotografohet në një tavolinë me Romeon dhe Donaldin

Moderatorja Xhemi Shehu është komentuar së fundi për largimin e saj nga Top Channel. Ditën e djeshme befasoi me deklaratën e saj ku gjatë një mëngjesi me mikeshën Arbana Osmani ajo u shpreh se nuk do të ishte më prezente në ekran.

“Duket dmth nga mëngjesi duket që këtë vit, këtë sezon, nuk jemi për televizion!”, është shprehur Arbana ndërsa Xhemi thotë: “Këtë sezon, unë s’jam për gjithë jetën, po ti thuaj”.

Por një foto e publikuar së fundi nga dy vëllezërit binjakë Romeo Veshaj dhe Donald Veshaj ku shfaqen me moderatoren Xhemi Shehun ka shtuar dyshimet se Xhemi mund të jetë pjesë e emisionit “Treshat”.

Megjithëse këto mbeten në kuadër të dyshimeve pasi as djemtë dhe as Xhemi nuk kanë bërë ndonjë njoftim për një bashkëpunim.

Kujtojmë se në sezonin e shkuar, emisioni “Treshat” drejtohej nga Romeo dhe Donaldi si dhe moderatorja Bora Zemani.

Pasi u përfol për ndarjen nga Donald Veshaj, Bora u bë pjesë e emisionit “Për’puthen” si moderatore./ CNA.al