Xhavit Novolani sfidon modelët, njihuni me dizajnerin e çantave “Jawii Bags” të Ori Nebijaj

Moderatorja e njohur e “Wake up” në “Top Channel”, Ori Nebijaj u përzgjodh këtë vit nga dizajneri Xhavit Novolani si imazhi i kësaj vere për Jawii Bags. Me çantat e para të prodhuara në Kosovë plot stil e klas, Ori realizoi dhe setin fortografik në Antalia, ku veç veshjes elegante me një fustan të zi, ndjekësit u fiksuan pas çantave në ngjyrë ndezur të brandit kosovar.

Ori-3

Por Xhavit Novolani nuk është vetëm dizajneri i çantave apo punimit të unazave, por edhe një imazh shumë interesant aq sa sfidon edhe vetë modelët. Klasin e përzgjedhjes së imazheve të duhura femërore për krijimet e tij, ai e shfaq dhe në prezencën e tij siç e shihni në foto. Përveç se në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, “Jawii Bags” është mirëpritur edhe në Turqi, vendi ku dizajnet e tij janë shumë të lakmuara.

Ori-2

Ndërkohë “Jawii Bags” porositen nga shumë vende të Evropës, kryesisht aty ku jetojnë shqiptarë të Diasporës, të cilët pasi zgjedhin modelin në Instagram në faqen Jawii Bags, bëjnë porosinë dhe dërgesa iu bëhet me postë. Tashmë bëhen shitjet online nëpërmjet faqes www.jawiibags.com, në mënyrë që nga shtëpia çdokush mund të ketë një çantë të mrekullueshme Jawii.