Wanda Nara dhe Icardi hedhin pas krahëve sherrin dhe nisen me pushime në Maldive

Wanda Nara po shijon një udhëtim romantik në Maldive me Mauro Icardin.

Çifti duket se e kanë kapërcyer grindjen e tyre të fundit publike pasi nuk mund të ndalojnë së postuari për aventurat e tyre në rrjetet sociale.

Të dy kanë postuar foto nga Maldive duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Wanda shfaqet e veshur me një bikini trupore rozë duke ngrënë akullore ndërsa Icardi siç duket është ai që bën fotot pasi ka postuar disa foto me aparat fotografik në dorë.