I vuri flakën të dashurës brenda në makinë, Capital T “çmendet” pas tradhtisë

Reperi Capital T ka publikuar projektin më të ri muzikor të titulluar “Bomba”. Një projekt ritmik që ia dedikon jetës së luksit, dashurisë për femrat dhe tradhtisë. Klipi është punuar aq shumë me detaje sa duket sikur është një film ku përfshihet aksioni, drama dhe dashuria. Por reperi nga Kosova jep dhe një mesazh me rëndësi për të gjitha ato femra që e tradhtojnë. Në klip, këto femra portretizohen nga modelja nga Mali i Zi, e cila i qëndron pranë Capital T, por në momentin e fundit e tradhton. Më pas, në një skenë fatale, ajo shihet duke qarë brenda makinës, së cilës reperi i vë flakën. Por ndërsa mendoni se Capital T u tregua i pashpirt pasi u pasi “u çmend” nga Tradhtia, prisni deri në fund të klipit kur vajza shfaqet sërish duke qarë dhe gjallë, shkruan IconStyle. Në fund të klipit del edhe mesazhi që reperi ka dashur të japë me këtë këngë: “Unë gjithmonë fal, por nuk harroj kurrë!”.