Vrau vajzën dhe e groposi në oborr, jepet dënimi për shqiptarin në Greqi

Dënohet me burgim të perjetshem nga gjykata e Thesprotise ne Greqi, shqiptari Aleko Petro, i cili vrau vajzēn e tij.

Krimi i rëndë ndodhi në janar të 2019-ës në Korfuz. 52-vjeçari nga Berati paasi vrau vajzën e tij, Anxhelina Petro, e groposi atë në oborrin e shtëpisë ku jetonte.

Gjithashtu atij iu shtua një denim prej 30 muajsh për armembajtje pa leje dhe përdorim të armës si dhe 1000 euro gjobë.

Avokati i tij, Vasileos Nulezas tha se do ta apelonte vendimin. Si deshmitare ne gjyq u paraqiten i dashuri afgan i Anxhelines dhe gruaja që e kishte pagezuar ate.

Nëna e vajzës, e cila jeton në Berat, nuk mundi të shkonte në gjyq për shkak të ndalimit te hyrjes ne Greqi nga situata e COVID-19.

Linja e mbrojtes se Avokatit Nuleza, u bazua tek nenet 34 dhe 36 te Kodit Penal, me pretendimin se i akuzuari nuk kishte qëllim të kryente krimin në gjendje te qete mendore, por për shkak të zemerimit pas sherrit me vajzen, kishte pesuar tronditje psikike. /BalkanWeb