Vildane Zeneli bën si e virgjër, e quan veten Maria

Këngëtari Seven Saraçi ka publikuar foton nga klipi “Maria” në bashkëpunim me Tuna Sejdiun, por nuk ka munguar modelja me skena hot në klip, Vildane Zeneli me komentin e saj. Kombinimi interesant mes tij, Tunës dhe modeles me famë botërore Vildanes, nuk ka kaluar pa shumë bujë në mediat rozë. Këngëtari Seven Saraçi pak ditë më parë publikoi këngën e re “Maria” me këngëtaren Tuna Sejdiu, e në klipin e tyre rolin kryesor e kishte modelja Zeneli. Kjo këngë interesante shfaqi edhe ca skena intime mes Tunës dhe Vildanes në shtrat, një gjetje e tyre për të bërë më shumë bujë. “Ku je kon Maria deri tash”, është një pjesë e këngës, të cilën Saraçi e ka publikuar në profilin e tij në “Instagram”, duke e shoqëruar këtë frazë me një foto të tij. “Në Neë York” ka shkruar Vildane poshtë, duke ia bërë me dije se është ajo Maria. Kujtojmë që në gjuhën shqipe dhe ndër të krishterët, Shën Mëria ose Maria njihet si Zonja e Bekuar. Ajo adhurohet si shenjtore nga Krishterimi. Prindërit e saj ishin Joakimi dhe Shën Ana e, sipas Ungjillit të Lukës, Maria ishte nje vajzë besimtare e virgjër, shkruan Panorama Plus. Një ditë, asaj iu shfaq kryengjëlli Gabriel, lajmëtari hyjnor i dërguar nga Perëndia, për t´i treguar asaj se do të lindte Birin e Zotit, përmes mrekullisë së Shpirtit të Shenjtë. Fusha e teologjisë krishtere, që merret me figurën e saj quhet “mariologji” dhe për këtë arsye kjo figurë ka shërbyer si inspirim edhe për botën e artit dhe muzikës.