VIDEO/ Qëllon me armë zjarri, Jori Delli: Kjo është Shqipëria

Modelja Jori Delli ka publikuar së fundmi një video në Instagram, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Modelja ka postuar një video ku shfaqet duke qëlluar me armë, ndërsa videon e ka  shoqeruar me një emoji me flamurin shqiptar.

Nuk dihet nëse modelja po mësonte qitje me armë apo e gjitha kjo është pjesë e xhirimeve nga filmi që pritet të dalë së shpjeti, “Në Kuadër të Dashurisë”.

Në video nuk mungojnë komentet e shumta kritike për shembullin që ajo u jep të rinjve për përdorimin e armëve.