VIDEO/ “Ndërhyn b…. jote”, Egla nuk përmbahet ndaj Gracianos: Me sinqeritetin tënd nuk i fshij as…

Dje ishte një ditë shumë e rëndësishme për aktoren Egla Ceno pasi vëllai i saj që nuk e kishte takuar prej 4 vitesh kishte ditëlindjen, dhe me këtë rast ajo i kushtoi një këngë.

Por duket se çdo gjë e prishi balerini Graciano Tagani, i cili i tha asaj ti këndojë Aqifit.

Kaq ka mjaftuar që Egla të shpërthente keq ndaj Gracianos, duke e quajtur atë një djalë shumë të keq teksa u shpreh se me sinqeritetin e tij nuk fshin as këpucët, ndonëse banori u shpreh se nuk e bëri me qëllim por për shaka.

Pjesë nga debati:

Egla: Je… o Aqif, ik ik.

Graciano: Aqif more Aqif

Ledjona: Ore se Aqif e ka xhaxhi im, çfarë do?

Egla: Ky më prishi ditëlindjen e vëllait

Ledjona: Ora Aqif e ka xhaxhi im, tani do të tallen këta

Egla: Jo u tall ai, se tha Aqif e ka xhaxhai

Lediona: Atij i thashë

Graciano: Nuk u talla fare. Aqif e ka xhaxhai i mamit tim

Egla: Isha duke kënduar këngën për vëllain tim, futet ai dhe thotë këndojini Aqifit. Mos hyni vend e pa eënd. Unë i këndoj vëllait ai më thotë mua këndoj Aqifit që ka vdekur kur ka qenë ai 12 vjeç.

Graciano: Unë kam qenë aty kur ka qenë vëllai im moj

Egla: Me mua fjalët e shkurta. S’dua të shikoj më me sy

Graciano: Do më shohësh se s’ke çfarë bën

Egla: Vëllai im që ka 4 vite pa e parë në sy dhe po i dedikoja një moment dhe ti më thua ti këndoj Aqifit.

Graciano: Nuk ta bëra me qëllim dhe asnjë gjë.

Egla: Po ik more se sinqeritetin tënd as këpucët si fshij. Po ik o Graciano se je djalë shumë i keq, më ke prishur një gjë shumë të shtrenjtë sot. Po i këndoja vëllait tim që kam katër vite pa e parë dhe ti tallesh.

Ora News