(Video) Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj pranojnë publikisht romancën në puntatën e parë të emisionit “3-shat”?

Të enjten mbrëma në ekranin e Vizion Plus do të nisë emisioni më i ri “3shat” me Bora Zemanin dhe dy binjakët Romeo dhe Donald Veshaj.

Me anë të promos që Bora ka postuar në Instagram, vumë re se të ftuarit e parë do të jenë Agron Llakaj, një nga mbështetësit kryesorë të Romeos dhe Donaldit në Al Pazar dhe Jonida Maliqi e cila prej kohësh flitet se është në një lidhje romantike me Romeon.

Jonida-2
Tek promo vihet re se në një pjesë të emisionit, Romeo i ka dhuruar një puthje në faqe Jonidës.

A është ky momenti kur dyshja më në fund do ta bëjnë publike lidhjen e tyre? Mbetet për ta zbuluar nesër në mbrëmje. /News31.al

https://www.instagram.com/p/BzbRUbOj53J/?utm_source=ig_embed