Video e gazetares që shante me fjalor të pistë u bë virale, Olti Curri bën komentin e tij

Instagrami për shumë njerëz mund të duket “fake” dhe aspak një vend ku pasqyrohen gjërat që realisht ndodhin në jetën e përditshme.

Një nga personazhet që gjithmonë shfaq dhe tregon të vërtetën e asaj që të paktën ndodh në Shqipëri, është bloggeri Olti Curri. Aq sa është funny ai është dhe i vërtetë.

Nuk janë të pakta rastet kur Curri poston në Instagram apo Facebook, foto dhe video që për disa janë të “papranueshme” për tu parë, por bloggeri e bën herë pas here duke treguar realitetin në të cilin jetojmë.

Së fundmi, Olti postoi në Instagram një video në të cilën shfaqet moderatorja e emisionit  “Fakt” të televizionit të Fierit, “Apollon tv”, duke sharë në një gjuhë jo të përshtatshme për televizion.

https://www.instagram.com/p/B361FPAlzxk/?utm_source=ig_embed

Moderatorja Marsela Divjaka shpërthyen në sharje për djemtë e regjisë, të cilët me sa duket po bënin zhurmë dhe po e shqetësonin.

Në momentin që i avokati Erion Besimaj, po fliste mbi temën “Dështimi i Negociatave: Faji ynë apo i BE?” , moderatorja i drejtohet stafit të saj e inatosur duke sharë në nerva e sipër.

“Më falni, ta mbaroj unë çuna po pushoni ia q****a robt tani”!

Të ftuarit mes të cilëve edhe avkokati Altin Goxhaj, shihen teksa kanë mbetur pa fjalë dhe e kanë drejtuar vështrimin nga regjia.

Kjo video është bërë menjëherë virale duke u parë nga më shumë se 15 mijë persona në një orë, në llogarinë e Currit.

Moderatorja ketu duket kur jua mbledh stafit jo vetem te ftuarve”, shkruan Curri përkrah videos.

Të shumta ishin komentet kundër moderatores, kundër fjalorit që përdori në një transmetim live. Por Curri vendosi që me anë të disa instastory-ve të shprehte atë që realisht ndodh në Shqipëri. Bloggeri tregon se moderatorja është në një moshë madhore dhe se nuk duhet të skandalizohemi kur kjo fjalë e pisët del nga goja e saj, por kur thuhet nga fëmijët dhe minorenët.

 

Moderatorja është në moshë madhore, duhet të skandalizohemi kur këtë fjali e dëgjojmë nga fëmijë dhe minorenë. Janë gjëra që ndodhin, që dëgjohen lart e poshtë. Nuk është se ka bërë një krim kundër njerëzimit.

Bëri një gjë që e bëjnë të gjithë, thjesht se kameramani e kishte kamerën të ndezur dhe rasti u bë publik. Mos të bëjmë si të skandalizuar, sikur jetojmë në kopshtet e Versajës, sikur dëgjojmë vetëm fjalën “të lutem”. Është i njëjti fjalor që dëgjojmë në filma.” shprehet Olti.

/News31.al