Video/ Disa makina ‘copë’ nga përplasja, njerëz të frikësuar. Pamje nga aksidenti në Tiranë

Një autobus i linjës së Unazës në Tiranë është përplasur me disa mjete.

Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Tajvanit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ka të dëmtuar.

Policia tha se tre persona janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nga pamjet që sjell ABC Neës, disa makina janë përfshirë në aksident.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.