VIDEO/ Çifti martohet nën ujë, i thonë “Po” njëri-tjetrit në fund të detit

Një çift i tha “Po” njëri-tjetrit nën ujë në ishullin grek Alonissos. Dasma e parë civile nënujore është organizuar me iniciativë të Bashkisë. Petros dhe Myrto shkëmbyen betimet e dashurisë përpara kryetarit të Bashkisë së Alonissos, Petros Vafinis, i cili kishte marrë një leje për të kryer dasma nën ujë.

Të pranishëm në fund të detit ishin dhe shoqëruesit, kryetarja e Komisionit të Turizmit Maria Agallou që organizoi dasmën, si dhe tre instruktorë zhytjeje. Një operator kamerash nënujore filmoi dasmën, e cila u transmetua drejtpërdrejt në një ekran të madh të vendosur në plazh për të ftuarit.

“Janë të papërshkrueshme ndjenjat që të vërshojnë në fund gjatë dasmës. Në kushte ideale të paqes që ofron natyra nënujore, koha ndalon dhe ky moment i takon ekskluzivisht çiftit”, tha pas ceremonisë kryebashkiaku i Alonissos për mediat fqinje. /abcnews.al