Video/ Blendi Fevziu klonohet virtualisht, moderatori në versionin e inteligjencës artificiale

Gazetari Blendi Fevziu ka prezantuar këtë mbrëmje në studion e “Opinion”, një video në të cilën ai shfaqet i klonuar virtualisht.

Në video shfaqet moderatori duke folur në gjuhën arabe, kineze dhe portugeze.

Videoja është realizuar nga Blerim Gjeladini, ku gjithçka është prodhim i inteligjencës artificiale. Ai deklaroi se kanë mundur të klonojnë zërin e gazetarit dhe pamjen e tij fizike.

Sipas tij, për ta realizuar videon u deshën vetëm 30 minuta.

/ CNA