VIDEO/ Bebi shkelmon barkun e Kiarës “LIVE” në emision

Moderatorja e njohur, Kiara Tito, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Ftesë në 5”, ku ndau detaje të pazbuluara më parë, që nga njohja me Luizin në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBV2”, momenti i puthjes së famshme, kurorëzimi i dashurisë e deri tek lajmi më i ëmbël i shtatzënisë, që vazhdon të komentohet dita ditës.

Teksa e cilësoi si kapitullin e ri më të bukur të jetës së saj, Kiara nuk ngurroi të ndajë disa detaje, që me gjasë shumë nëna e gjejnë veten, nepsi i shtatzënisë, e netët pa gjumë.

Në intervistën, ndjekësve nuk u ka shpëtuar një detaj i ëmbël në barkun e moderatores që ndodhi në transmetim të drejtpërdrejtë.

Siç shihet edhe në videon më poshtë, në një moment bebushja shkelmon barkun e Kiarës.

Ora News