(Video) Ardian Bujupi aksidentohet me makinë por nuk dihet nëse është vërtet aksident!

Së fundmi, këngëtari i njohur Ardian Bujupi u bë qendër e lajmeve rozë për shkak të “debatit” virtual që pati me Capital T, për çështje personale.

Ndonëse asnjëherë nuk u mësua nëse dyshja u ballafaqua, të dy morën një “PR” shumë të mirë të vetes.

Para pak minutash, këngëtari ka postuar në Instagram një video ku shfaqet brenda një makine të aksidentuar, pa ndjenja, ndërkohë që dikush e filmon dhe tenton ta zgjojë.

Me siguri, kemi të bëjmë me një skenë të klipit të ardhshëm të Ardianit, por mezi po presim të shohim çfarë ka “kurdisur” këngëtari.