Victoria nuk mban lotët: Familja Beckham bashkohet në Paris pas mosmarrëveshjeve!

Akujt, me sa duket, më në fund janë shkrirë: Victoria Beckham u pa duke biseduar me djalin e saj Brooklyn jashtë shfaqjes së saj në Javën e Modës në Paris, ndërsa Nicola Peltz shoqërohej me të dashurën e Cruzit, Tana Holding, ndërsa e gjithë familja u ribashkua mes thashethemeve për tensione ndërmjet tyre. Stilistja 48-vjeçare i kishte bërë një ftesë djalit të saj të madh, Brooklyn dhe gruas së tij, Nicola për të marrë pjesë në shoë-n e saj debutues të modës në Paris.

Çifti jo vetëm mori pjesë, por mbërriti edhe gjysmë ore më herët për të treguar mbështetjen e tij me ‘shumë përqafime’ . Pamjet e marra e treguan më pas Victoria duke qeshur me djalin e saj Brooklyn.

Pasi hynë në sfilatën e shumëpritur të modës të Victorias, Brooklyn dhe Nicola u ulën në rreshtin e parë me babain e tij, David, 47 vjeç, dhe vëllezërit e motren – Harper, Romeo dhe Cruz. Victoria nuk mundi t’i mbante lotët teksa po dilte në pistën e shfaqjes së saj debutuese në Javën e Modës në Paris – duke zgjatur dorën për të përqafuar bashkëshortin e saj David gjatë paraqitjes.

Më pas, familja u mblodh për të festuar me kokteje, siç tha një burim: “Kishte shumë buzëqeshje dhe shumë dashuri në dhomë, ishte një atmosferë e mrekullueshme familjare”.

Bordo