Veshjet e Meghan Markle në turin e New York-ut kushtuan plot 67.000 paund

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë udhëtuar drejt New York-ut për të ndjekur disa evente, në të parin udhëtim së bashku kaq të gjatë pa fëmijët e tyre. Vëmendje mbi gjithçka morën veshjet e dukeshës, e cila sipas mediave ka shpenzuar 67,000 paund vetëm për daljet e këtyre ditëve. Ajo u shfaq me disa palltp, kostume, fustane dhe bizhuteri që ishin kombinuar me stilin që përherë e ka identifikuar.

Nga orët Cartier me vlerë 4,379 dollarë, tek palltot dhe fustani i bardhë Valentino me vlerë 4.500 dollarë, nga Meghan pamë shumë stil. Ajo dhe princi mbajtën një fjalim për vaksinimin, që populli të shtyhet drejt vaksinimit për të shpëtuar jetë./revistawho.com