“Veshje skandaloze”, Sofia Vergara zhgënjen fansat në daljen e fundit!

Fansat e Sofia Vergaras u shprehën praktikisht të shokuar nga kombinimi i pazakontë me të cilin u shfaq aktorja e famshme në një pagëzim në Los Angeles. Sofia kishte veshur një kostum me motive kuajsh, të krijuar nga Johanna Ortiz, por ndjëkesve pamja e saj u është dukur shumë e ngarkuar.

“Megjithëse Sofia është e bukur, por kjo është pak pa shije”; “Zgjedhje e çuditshme për pagëzim”; “Ajo ka gabuar me veshjet” – janë disa nga komentet e fansave, ndërsa dikush tjetër u shpreh “i skandalizuar” prej mungesës së shijes nga ana e saj.

50 vjecarja është një ndër aktoret më të paguara dhe një nga femrat më të bukura në botë, dhe thuajse çdo herë magjeps publikun me pamjen e saj. Megjithatë, këtë herë ka zhgënjyer shumë me zgjedhjen e vet të modës.

Bordo