Veprimi i fundit i Albin Kurtit ndaj Serbisë lumturon Dafina Zeqirin, çfare i shkruan ajo në rrjetet sociale

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, krahas muzikës është mjaft e përfshirë edhe në çështje të tjera.

Dafi ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për të zbatuar reciprocitetin me Serbinë në çështjen e tabelave.

Artistja ka postuar një fotografi të Kurtit të realizuar në Kuvend, duke shprehur mbështetjen e saj të plotë për vendimin.

“Yes sir”, kanë qenë fjalët e 32-vjeçares. Labinot Tahiri po ashtu ka qenë ndër figurat publike i cili ka dhënë mendimin e tij në lidhje me këtë, duke e përgëzuar kryeministrin për vendimin e marrë.

Kurti theksoi se veprimet e ndërmarra nuk kanë për qëllim të cenojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve serb apo të provokojnë ndonjë desta bilizim.

I njëjti kërkoi nga qytetarët serb të vazhdojnë ritmin e përditshmërisë pa shqetësime e brenga se po ju cenohet ndonjë e drejtë.

Ndërkohë, Dafina Zeqiri është në finalizim e sipër të albumit “Dafinë Moj”.