Velina seksi i merr emisionin Bora Zemanit, njihuni me Gea Brahën

Sezonin e ri televiziv nuk do të jetë më pjesë e Digitalb një nga prezantohet e përfolura të ekranit, pikërisht Bora Zemani. Pas thashethemeve në media, ishte vetë Bora që disa ditë më parë konfirmoi largimin, duke njoftuar ndjekësit se do ta shohin diku tjetër. Por një tjetër konfirmim është bërë publik nga një tjetër modele. Duket se emisioni “Bar Skedina” e ka gjetur tashmë zëvendësuesen e Borës, dhe ajo është ish-velina e “Fiks Fare”, Gea Braha. “Bashkë do të shihemi në ‘Bar Skedina’ …Falenderoj Digitalb që ma besoi këtë format!”, shkruan Gea.