Vdekja tragjike e 24-vjeçares shqiptare në Itali, i fejuari prek me fjalët: Ma copëtove zemrën o shpirt! Mezi pres të bashkohemi!

Një ngjarje tragjike u shënua një ditë më parë në Itali, ku si pasojë e një aksidenti humbi jetën 24-vjeçarja nga Kavaja, Daiana Galicaj.

I fejuari i saj, ka prekur në postimit e bëra në rrjete sociale, teksa nuk ngurron të shprehë të gjithë trishtimin dhe dashurinë e madhe që kishte për të. Në një foto të publikuar në rrjet, teksa shfaqej krahë të resë, ai shkruan:

“Nuk di nga t’ia filloj, si më ike kështu o drita e syve të mi, o koala ime e çmuar. Më ke copëtuar gjithë zemrën, pa ty s’kam jetë. Qofsh e Xhenetit sy bukura ime dhe do takohemi shumë shpejt do t’i fillojmë në botën tjetër ëndrrat që lamë përgjysmë. Do jesh gjithmonë në zemrën time, dashuria ime!”.

I fejuari i 24-vjeçares publikon po ashtu një foto teksa ajo shfaqet pranë detit dhe fjalët që i dedikon janë këto:

“Më kujtohet kjo ditë që më the më le të flas pak vetëm me detin. Ç’a fole me detin o dashur, ç’a që të largojë nga kjo jetë, pse o shpirt më le kështu, pse. Më merr me vete o dashuria ime, dua të jem pranë teje”.

Hëna në sfond dhe ata të dy pranë njëri-tjetrit përqafuar. Kështu e kujton i fejuari Daianën dhe shkruan:

“Kështu si shihnim hënën dhe flisnim për çdo gjë shpirt, kështu do të shohim dhe detin nga lart dhe do flasim prapë bashkë jetë”.

Pikërisht kjo është dhe foto e fundit e publikuar prej tij. Ai ka postuar një foto ku Daiana shfaqet me një bluze engjëlli, ndërsa thotë se tashmë, ajo u kthye në engjëllin e tij.

“Këtë bluzë me shkrimin engjëll e pëlqeje shumë, ja u bërë engjëlli im tani. Zoti të mori pranë vetes. Tani po e vesh unë Inshalla na bashkon kjo bluzë”, shkruan i riu.

Çifti postonin shpesh foto në rrjetet sociale duke treguar dashurinë e madhe që ata kishin. Gjithashtu, ata kishin bërë tatoo të përbashkët me emrat e njëri-tjetrit.

(BalkanWeb)