Vajza e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit diplomohet në SHBA, publikon fotot me familjen dhe flamurin shqiptar

Vajza e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit është diplomuar dhe familja e saj ka qenë me të në çdo moment.

Saraci-2

Fotot i ka publikuar vetë Era, e cila është shfaqur shumë e qeshur krah prindërve, e veshur me kodin që i takon ceremonisë në fjalë.

Saraci-3

Teksa shikon sekuencat e shkrepura nuk kalon pa vëmendje as detaji i flamurit shqiptar që është i dukshëm në njërën anë të veshjes së saj.

 

Era nuk është e njohur për publikun, pasi çifti i njohur i artistëve nuk publikojnë shpesh momente familjare, megjithatë ky rast shumë special për të gjithë familjen na njohu me portretin e plotë të pjestarëve të saj.

Vajza e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit ka studiuar në universitetin ‘Colby’, i cili i dedikohet artit. /revistawho.com