“Ushqehem me trurin e pulës dhe…”- 111-vjeçari zbulon sekretet e tij për të jetuar gjatë

Njeriu më i vjetër në Australi ka zbuluar disa nga sekrete për jetën e gjatë, përfshirë ngrënien e trurit të pulës.

Dexter Kruger, një ish-fermer dhe veteriner, është 111 vjeç e 124 ditë, raporton “Sky News”.

Duke folur nga shtëpia e tij e të moshuarve në Queensland, Kruger tha: “Truri i pulës. Ju e dini, pulat kanë një kokë. Dhe atje, ka një tru. Dhe ato janë gjëra të vogla të shijshme. Është vetëm një kafshim i vogël”.

Truri i pulës është më i vogël edhe se kokërdhoku i zogut, që përshkruhet si “një organ yndyror që shijon si yndyra e pulës me një strukturë unike si sfungjer”.

Djali i Kruger, Greg, një burrë 74 vjeç, thotë se jetëgjatësia e Kruger lidhet me mënyrën e thjeshtë të jetesës që ai ka bërë.

Njëqindvjeçari, i cili gjithashtu shkruan libra dhe poezi, ka refuzuar të tërhiqej nga prona e tij e bagëtive prej 5,300 hektarë (13,000 hektarë) në rajonin Maranoa deri në mes të viteve ’90.

“Kjo sepse unë i bëj gjërat ndryshe,”- tha Kruger, i cili aktualisht po shkruan autobiografinë e tij.

Gruaja më e vjetër e verifikuar ndonjëherë në Australi ishte Christina Cook, e cila vdiq në 2002 në moshën 114 vjeç dhe 148 ditë.