Urimi i Tunës për Patrisin: “Do të dëshiroja më të mirat për ty, por ti tashmë i ke”

Tuna dhe Patrisi formojnë një prej çifteve më të komentuar të showbiz-it shqiptar.

Kohët e fundit janë përfolur më së shumti për një ndarje, gjë e cila gjithsesi rezultoi e pavërtetë. Si gjithmonë çifti nuk komentoi asgjë për thashethemet, por la të kuptohej që jo vetëm që nuk ka ndarje, por ishin të lumtur bashkë. Provë për këtë shërbeu dhe festa e bukur për datëlindjen e djalit të tyre.

Ndërkohë sot, datëlindjen e ka Patrisi. Sigurisht ai po e feston me familjen dhe me një tortë speciale karantine. Urimi i Tunës për të është po ashtu interesant. Në një postim në Instagram, ajo i shkruan: “I dashur burrë, do doja të uroja më të mirat por ti tashmë i ke. Më ke mua dhe Tianin.” Urim që tani e tutje duhet përdorur më shumë edhe nga ne të tjerët.

Gjithashtu në sfond dëgjohet Tian që këndon “happy birthday to you”.

Gëzuar datëlindjen Patris e më të mirat! Edhe pse tashmë i ke…

News31.al