“Unë po shkoj të hidhem nga ura, lë të më arrestojnë në arkivol”, fjalët e fundit të ish-prostitutës shqiptare para se të vriste veten në Itali

Është publikuar në rrjetet sociale videoja e Adelijna Sejdinit, pak para se të vetëvritej duke u hedhur nga një urë. Në video gruaja paralajmëron se gjestin po e merr pas urdhrit të dëbimit nga autoritetet policore për të mos shkelur 1 vit në territorin e kryeqytetit Romë.

“Unë do vdes se do vdes nga kanceri , e di që nuk e kam të gjatë, por të paktën Adelinat e tjera nuk do të kenë fatin që kam pasur unë. Që kur lexova dokumentin kam makth dhe panik. Unë do pres pak dhe do shkoj të hidhem nga ura, t’ju vijë turp. Vdekja ime do ju mbetet në ndërgjegje ”, thotë Adelina në video.

47 vjeçarja shqiptare, e rrëmbyer, rrahur dhe përdhunuar për 22 vite me dëshminë e saj çoi në arrestimin e 40 shfrytëzuesve të prostitucionit.

“Në Romë më kanë trajtuar si kriminele e më thanë se nëse brenda mbrëmjes së djeshme nuk largohem nga Roma drejt Pavias, do të më arrestojnë”, thotë ajo.

“Hajde të më arrestoni brenda në arkivol, thotë ajo e këto video dëshmojnë se nëse më ndodh ndonjë gjë mua, faji është i Policisë së Shtetit, i Zyrës së Emigracionit të Pavias, është i atyre që po më trajtojnë si kriminele duke firmosur një letër dëbimi dhe i gjithë atyre që mund të bënin dicka e nuk bën dot asgjë… do të më kenë në koshiencën e tyre. Do pres dhe pak e do të hidhem nga ura e parë që do më shfaqet…. e bëj që Adelina të tjera mos të jetojnë atë c’ ka me ndodhi mua… t’ju vij turp. Ky eshtë abuzim detyre. Ju më shfrytëzuat për 20 vite e tani më trajtoni si kriminele.’

Ajo u vetëvrarë në Romë, më 8 nëntor 2021
Alma Sejdini, ishte e njohur në kronikat italiane për kurajon e saj në denoncimin e anëtarëve të një bande kriminale që e shfrytëzonin dhe e dhunonin për të punuar si prostitutë rruge.