“U riktheva”- Kiara Tito zbulon se e ka kaluar koronavirusin dhe fansat nuk kanë kuptuar asgjë

Kiara Tito ka zbuluar sot se e ka fituar betejën me koronavirusin.

Moderatorja ka ndarë në Instagram me të gjithë një foto të vetes, teksa pozon para pasqyrës.

“Përshëndetje, unë u riktheva. Korona u largua nga biseda”, shkroi bukuroshja krahas fotos, ku duket super në formë.

Moderatorja zgjodhi që këtë situatë ta kalojë në heshtje dhe asnjë nga ndjekësit e saj në rrjete sociale nuk e ka kuptuar këtë gjë.

Si gjithmonë, Tito ka vazhduar të jetë aktive, duke mos lënë vend për dyshime.