U nxor në ankand, ora e liderit nazist Adolf Hitler shitet për 1.1 milion dollarë

Një orë, që thuhet se i përkiste liderit nazist Adolf Hitler, është shitur për 1.1 milion dollarë në një ankand në SHBA.

Ora Huber, e cila i është shitur një ofertuesi anonim, ka simbolin e svastikës “emblema e partisë naziste gjermane) dhe inicialet AH të gdhendura në të.

Udhëheqësit hebrenj pritën me kritika ankandin në Alexander Historical Auctions në Maryland.

Megjithatë, shtëpia e ankandeve, e cila ka shitur relike naziste në të kaluarën, u tha mediave gjermane se qëllimi i saj ishte ruajtja e historisë.

Adolf Hitleri udhëhoqi Gjermaninë naziste midis viteve 1933 dhe 1945, duke vrarë rreth 11 milionë njerëz, gjashtë milionë prej të cilëve u vranë sepse ishin hebrenj.

Në katalogun e produkteve për orën thuhet mund t’i ishte dhënë si dhuratë ditëlindjeje liderit fashist në vitin 1933, vitin kur ai u bë kancelar i Gjermanisë.

Ora u mor si një suvenir kur rreth 30 ushtarë francezë sulmuan Berghof, vendstrehimi malor i Hitlerit në maj 1945.

Artikuj të tjerë në ankand përfshinin një fustan që i përkiste gruas së Hitlerit, Eva Braun, foto me autograf të zyrtarëve nazistë dhe një pëlhurë të verdhë me Yllin e Davidit të shtypur fjala “Jude”, që është gjermanët përdorinin për hebrenjtë.

Gjatë holokaustit, nazistët i detyruan hebrenjtë të mbanin identifikuesit e verdhë si shirita ose distinktivë, me qëllim që t’i izolonin dhe ngacmonin.

Një letër e hapur e nënshkruar nga 34 liderë hebrenj e konsideruan shitjen e sendeve si “të neveritshme” dhe bënë thirrje që të tërhiqeshin nga ankandi.

Duke folur me shtypin gjerman përpara shitjes, Alexander Historical Auctions tha se qëllimi i saj ishte ruajtja e historisë dhe se shumica e artikujve të shitur mbahen në koleksione private ose u dhurohen muzeve të Holokaustit.

“Pavarësisht nëse historia e mirë apo e keqe, ajo duhet të ruhet,” tha për Deutsche Ëelle nënpresidentja Mindy Greenstein. “Nëse e shkatërron historinë, nuk ka asnjë provë që ka ndodhur”.

Dokumentet nga shtëpia e ankandeve thonë se nuk mund të sigurojnë prova se Hitleri në të vërtetë e mbante orën. Por një vlerësim nga një specialist i pavarur doli në përfundimin se “me të gjitha gjasat” i përkiste atij.

Pavarësisht se ora u shit mbi 1 milion dollarë, nuk ka arritur në vlerësimin e shtëpisë së ankandit prej 2 deri në 4 milion dollarë, raportoi Deutsche Welle.